Një humbje që pes hon, por njëkohë sisht e merituar.
Humbja e parë sezonale për Juventusin që i bën bardhezinjtë të reflektojnë dhe që mund të kthehet në një mundësi të mirë ringritjeje.
Disfata e hidhur në Europë me Juventusin që u anulua totalisht nga loja e Shtutgartit i dha “Zonjës” një dush të ftohtë dhe që e konfirmon ende si një kantier në ndërtim.
Në këtë rast edhe entuziastët e mëdhenj të Juventusit janë kthyer disi me këmbë në tokë, pas shumë fantazive që vinin nga starti pozitiv i Tiago Motës.
Ky i fundit ndërkohë ka një detyrë delikate, të transformojë zhgënjimin në një shans për të karikuar të gjithë edhe njëherë që të reagojnë për sfidën e ditës së diel ku e pret një përballje e vështirë ndaj kampionëve të Italisë, Interit.