Çudia e radhës

Futboll

Çudia e radhës

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:53
Pamje nga stadiumi

Tirana do të luajë të shtunën në orën 17:00 në Korçë, sfidën me Laçin ose 163 km distancë nga kryeqyteti.

Bardheblutë kishin kohë deri në orën 10:00 të ditës së enjte, të gjenin fushë, sepse në të kundërt puna bëhej pisk. Ky ishte ultimatumi i djeshëm i sektorit të garave në FSHF. Klubi dhe institucioni i futbollit kishin ditë që diskutonin për stadiumin ku do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Laçit.

Kryeqytetasve dje i është mbyllur dera në Vlorë, Elbasan. Më pas ra edhe Vora për çështje teknike. Laçi kërkoi të luante në shtëpinë e tij si udhëtues.

Edhe në Kukës ishte e vështirë. Në fund u vendos të luhej në Korçë ose 163 km nga Tirana. Bardheblutë do të paguajnë gjithashtu 6 milionë lekë të vjetër për marrjen me qira të stadiumit. Gjithsesi, e mërkura ka qenë e ethshme dhe plot prapaskena për gjetjen e fushës ku do të luhet takimi Tirana-Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat