Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1.
Ylli ynë shënoi njërin prej tre golave të ekipit francez në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
E pas lojës, prishtinasi u pa në dhomën e zhveshjes me një plis me shqiponjë dhe me një flamur kombëtar shqiptar.
Madje, edhe bashkëlojtarët e tij e bënë shqiponjën dykrenore me duar.