Atalanta barazoi 0:0 ndaj Celtic, duke e mbajtur portën e vet të paprekur për ndeshjen e tretë radhazi të Champions League.
Një fakt domethënës, i komentuar nga Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar, i cili nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në mbrojtje si element vendimtar për ecurinë e mirë të skuadrës ku luan në kompeticionet europiane.
Aspekti më pozitiv i startit të Atalantës në Ligën e Kampionëve është padyshim qëndrueshmëria e saj në mbrojtje, me portën e pastër në tri ndeshje radhazi. A jeni dakord?
Sigurisht, është një gjë shumë pozitive. Megjithatë, ndaj Celtic nuk ishte e lehtë ta ruanim portën e pastër.
Kundërshtari skocez ka ekip të shpejtë, që prise gabimet tona për të dalë në kundërsulm. Ne ishim të mirë si ekip në rikuperimin e menjëhershëm të hapësirave dhe mosdhënien e mundësive për kundërsulm kundërshtarit. Ishte një punë kolektive, e kujdesshme dhe e saktë”.