Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futsall, skuadra shqiptare Forca, ka humbur në ndeshjen e parë të fazës së dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në garën që po zhvillohet në Beograd, kampioni i Maqedonisë humbi nga kampioni i Letonisë Riga me rezultat 5:1.
Letonët kaluan në epërsi 1:0 me golin e Serginhos në minutën e 16-të. Stradgins e shtoi epërsinë 2:0 në minutën e 23-të.
3:0 në minutën e 29-të me golin e Daniel Airosos.
Në të njëjtën minutë, Forca ngushtoi rezultatin në 3:1 me Berio.
Në fund, letonët thelluan fitoren në 5:1 me golin e dytë të Stradgins dhe golin e Vargas.
Në turin e dytë, Forca do të luajë sot kundër mikpritësit të turneut, Banjica..