Futbollisti brazilian, Rodrigo do t’i mungoj Real Madridit rreth 20 ditë, shkaku i një lëndimi.
Klubi mbretëtor përmes rrjeteve sociale ka publikuar raportin mjekësor, e cila thotë se futbollisti ka një dëmtim muskolor në këmbën e djathtë.
Ky lëndim i paraqitur vonon rreth 15 apo 20 ditë deri në rikuperim.
Andaj, lojtari në fjalë do të mungoj në ndeshjet e ardhshme për Real Madridin, e që do jetë një hendikep i madh për Karlo Ançelottin, sidomos për ndeshjen e së shtunës ndaj Barcelonës në La Liga.