Forca synon fitoren e parë në Beograd, përball skuadrës së Banjicës

Futboll

Forca synon fitoren e parë në Beograd, përball skuadrës së Banjicës

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:46
Skuadra Forca

Kampioni i Maqedonisë në futsal, skuadra e Forca-s, sonte do të kërkojë fitoren e parë në raundin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Kumanova, turneun në Beograd, e nisi me disfatë, duke u mundur nga Riga e Letonisë me rezultat bindës 5-1. Berito ishte golashënues i golit të vetëm për skuadrën e Forca-s.

Mirëpo kampioni i Maqedonisë, beson se do të mund të shijojë fitioren e parë në raundit të dytë të Ligës së Kampionëve pasi që do të përballet me ekipin vendas, atë të Banjicës. Kjo e fundit, në xhiron e parë mundi skuadrën “Tigers Roermand” nga Holanda me rezultat 4-2.

Përballja në mes Forcës dhe Banjicës, do të zhvillohet në Beograd dhe do të nis në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat