Kimmich e sheh ndryshe disfatën nga Barcelona

Futboll

Kimmich e sheh ndryshe disfatën nga Barcelona

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:51
Joshua Kimmich

Joshua Kimmich nuk e bën dramë humbjen 4:1 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Lojtari i Bajernit ka thënë për mediat pas ndeshjes se ekipi i tij është në rrugën e duhur.

Pavarësisht rezultatit të thellë, Kimish ka deklaruar se Barcelona nuk arriti dot që t’i dominonte bavarezët.

“Nuk u dominuam, por u ndëshkuam aspërsisht.

Humbëm 4-1, por nëse i shihni statistikat, nuk ishim inferiorë në asnjë aspekt.

Ndjej që jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Joshua Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat