Jose Mourinho i “shkel syrin” Anglisë

Futboll

Jose Mourinho i “shkel syrin” Anglisë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:54
Jose Mourinho

Trajneri i Fenerbahçe, Jose Mourinho, ka lënë të kuptohet se është gati për një rikthim si trajner në Premier League në të ardhmen. Portugezi, i cili e ka fituar kompeticionin tri herë, ka drejtuar më parë Chelsea, Manchester United e së fundi Tottenham para se të shkarkohej, në prill 2021.

Trajneri portugez deklaroi se ka dëshirë të rikthehet të drejtojë në Angli: “Shpresoj të kthehem në Premier League, nuk e di se kur apo me ke. Në këtë moment, United janë vetëm kundërshtarët e mi për një ndeshje”.

Duke folur përpara ndeshjes së Fenerbahçe në Europa League kundër Manchester United, trajneri Jose Mourinho u pyet pse ish-skuadra e tij vazhdon të ketë vështirësi.

“Unë dua që Manchester United të jetë i suksesshëm dhe i uroj të gjithëve atje më të mirat. Aty tani ka vetëm tre ose katër lojtarë që nga koha ime”, tha portugezi.

“Do të mendoni se po bëj bllof, por ata kanë një ekip më të mirë se sa tregojnë rezultatet. Atje po bëhet një punë e madhe, ndaj herët a vonë do t’ia dalin mbanë”, tha më tej Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat