Media malazeze përmend edhe Kosovën

Futboll

Media malazeze përmend edhe Kosovën

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2024 Në ora: 14:15
Pamje nga një ndeshje

Media malazeze “Vijesti” ka një shqetësim për rezultatet e dobëta që po kalon kombëtarja e Malit të Zi nën drejtimin e Robert Prosineçkit. 

“Kombëtarja e Malit të Zi është në vendin e 75-të në renditjen e fundit të FIFA-s.

Rënia për një pozicion nuk është për t'u habitur kur dihet se Mali i Zi  humbi të dyja ndeshjet që ka luajtur në tetor kundër Turqisë dhe Uellsit.

Vendosja më e mirë e kombëtares sonë ishte në vitin 2011 gjatë kualifikimit për EURO 2012 kur arriti në vendin e 16-të”, shkruan mes të tjera mediumi malazez.

Ky medium ka përmendur edhe renditjen e Kosovës në ranglistën e FIFA-së.

“Nga vendet e ish - Jugosllavisë, Kroacia renditet më mirë, në vendin e 12-të, e ndjekur nga Serbia (33), Sllovenia (52), Maqedonia e Veriut (69), Bosnja dhe Hercegovina (74) dhe Kosova (101)”, ka shkruar mediumi malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat