Muharrem Jashari nuk po ndalet në futbollin elitar të Ukrainës.
Mesfushori i kombëtares së Kosovës në formë fantastike, ku ka fituar dy çmime individuale në klubin e tij.
Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit gusht dhe shtator te skuadra e tij, LNZ Cherkasy.
26-vjeçari ka zhvilluar 10-të paraqitje këtë sezon në Superligën e Ukrainës, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime.