Muller e sheh gjithçka të zezë

Futboll

Muller e sheh gjithçka të zezë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 15:25
Thomas Muller

Thomas Müller, sulmuesi veteran i Bayern Munich, në një intervistë dhënë për mediat gjermane ka analizuar humbjen e rëndë ndaj Barcelonës, e cila e lë ekipin e tij me tri pikë në renditjem aktuale të Champions League, pas tri ndeshjesh:

“Nuk është një ndjenjë e mirë. Shkuam për të fituar në fushën e Barcelonës, por humbëm 4-1.

Ndoshta na mungoi vetëbesimi në fund për shkak të rezultatit dhe mënyrës se si luajtëm. Është e qartë se Barcelona nuk kishte më shumë momente shënimi se ne, por ato që krijoi i finalizoi thuajse 100%.

Dukej sikur kishim pak besim, sepse nuk sulmonim ashtu siç dëshironim.

Nuk kishim zotërimin dhe kontrollin që kërkonim të topit dhe lojës.

Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një disfate të rëndë si kjo. Nëse i sheh shifrat dhe lojën e zhvilluar, rezultati duket paksa i padrejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat