Kane: Pa panik, Barça luajti mirë e ne jo

Futboll

Kane: Pa panik, Barça luajti mirë e ne jo

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:08
Harry Kane

Harry Kane e ka komentuar humbjen e rëndë të Bayern Munichut mbrëmë nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti bavarez u mposht me rezultat 1:4 në Kataluni në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës.

Goli i sulmuesit anglez ishte i pamjaftueshëm për gjigantin bavarez, i cili e kishte dominuar Barçën në vitet e fundit, ndërsa për këtë të fundit tre gola i shënoi Raphinha e një Robert Lewandowski,.

“T’i pësosh tre gola në udhëtim në pjesën e parë nuk ishte një fillim i mbarë.

Në pjesën e parë e kishim një periudhë kur dukeshim vërtet të rrezikshëm, por Barcelona luajti më mirë se ne.

Duhet t’i shfrytëzojmë momentet kur jemi në momentet më të mira. Më pas u ndëshkuam në lojën e tranzicionit”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Tottenhamit.

“Duhet të mësojmë nga kjo përvojë. Ndonjëherë jemi të ngutshëm për ta bërë pasimin final, ndërsa nëse do ta mbanim më shumë posedimin e topit, do të mundë të kishim më shumë raste.

Nuk ka nevojë të na kap paniku: e rëndësishme është të mësojmë dhe të përmirësohemi për herën tjetër”, përfundoi përfaqësuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat