Gattuso me premtim humanitar

Futboll

Gattuso me premtim humanitar

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:22
Gennaro Gattuso

Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso gjatë konferencës për media dha një premtim interesant në lidhje me mjekrën e tij.

Ai tha se do të rruhej pas 20 vjetëve nëse arrihet shifra deri në 10 mijë euro për ndihma.

“Nuk jam rruar për 20 vjet, por do ta bëjë këtë me një kusht.

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj sfide, sepse është një aksion i bukur humanitar”, u shpreh Gattuso

“Auction Beard” është një aksion humanitar që zhvillohet për të tetën herë, në të cilën meshkujt dhurojnë mustaqet e tyre për donacion dhe të hollat shkojnë për luftën kundër kancerit.

“Do ta bëjë këtë. Por, kujdes, duhet të mbledhim të paktën 10 mijë euro dhe unë po rruhem”, u shpreh trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat