Futbollisti i njohur gjerman, Mats Hummels ende nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipin e tij, Roma.
Hummels u transferua te skuadra italiane gjatë afatit kalimtar të verës me parametra zero.
Por, deri tani – Hummels nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin romak.
Megjithatë, sonte pritet të jetë nata e tij – pasi mbrojtësi po flitet se do të jetë startues në ndeshjen e ekipit të tij, Roma ndaj Dinamo Kyiev.
Ndeshja midis Romës dhe klubit ukrainas zhvillohet sonte nga ora 18:45.