Mats Hummels pritet të debutojë me Romën

Futboll

Mats Hummels pritet të debutojë me Romën

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:23
Mats Hummels

Futbollisti i njohur gjerman, Mats Hummels ende nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipin e tij, Roma.

 

Hummels u transferua te skuadra italiane gjatë afatit kalimtar të verës me parametra zero.

Por, deri tani – Hummels nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin romak.

Megjithatë, sonte pritet të jetë nata e tij – pasi mbrojtësi po flitet se do të jetë startues në ndeshjen e ekipit të tij, Roma ndaj Dinamo Kyiev.

Ndeshja midis Romës dhe klubit ukrainas zhvillohet sonte nga ora 18:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat