Xhevat Rushiti ia numëron Lulzim Abazit: Shpifja si mjet presioni dhe mundësi për përfitim!

Futboll

Xhevat Rushiti ia numëron Lulzim Abazit: Shpifja si mjet presioni dhe mundësi për përfitim!

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:54
Xhevat Rushiti

Zhvillime interesante në klubin e futbollit Ferizaj!

Përderisa kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi, thotë se Xhevat Rushiti i ka bllokuar aksionet e tija, ky i fundit tregon të vërtetën e gjithë kësaj situate.

Ish nënkryetari i FC Ferizajt, Rushiti, thotë se bordi i drejtorëve, pozita e Drejtorit menaxhues, kryetrajnerit, zyrtari i klubit udhëhiqet nga anëtar të familjes së kryetarit të klubit: Lulzim Abazi.

Rushiti i tregon me emra.

Ai ka reaguar përmes një komunikate të gjatë.

“Shpifja si mjet presioni dhe mundësi për përfitim!

Ditë më parë, kryetari i klubit të KF Ferizaj, apo siç vet quhet “ Presidenti”,  në llogarinë zyrtare të KF Ferizaj në Facebook, kishte bërë një postim, të titulluar “Thirrje Publike në emër të Transparencës”, me të cilën thirrje u ishte drejtuar qytetarëve të Ferizajt, dhe tifozëve të klubit. 

Në këtë shkrim, nga  kryetari i klubit të KF Ferizaj pretendohet se si unë Xhevat Rushiti si njëri nga aksionarët që për një kohë kam ushtruar pozitën e nënkryetarit të klubit jam duke e bojkotuar punës e po ashtu, se kinse nuk po i paguaj obligimet financiare në klub nga aksionet që posedoj. 

Sikur të mos i mjaftonte, prezantimi i bërë me emër e mbiemër, me pozitën në klub dhe faktin që jam aksionar, në këtë postim përmendet edhe njëra nga bizneset e mija familjare, të cilat nuk janë as aksionare të klubit, nuk ka ndonjë interes pronësor në klub dhe nuk kanë asnjë lidhje me klubin. 

I vet quajturi  “Presidenti” i klubit vazhdon shkrimin, duke  thënë se si janë bllokuar një pjesë e konsiderueshme e aksioneve, ndërsa me qëllimin e poshtërimit tim, këtë “bllokim” të aksioneve e trajton si “ ide të një tregtari”, nga të cilat pretendon se kanë ardhur  të gjitha dëmet dhe dështimet në klub, dhe krejt kjo ka ndikuar në suksesin e tij. 

I vet quajturi “Presidenti” i klubit, në emër të bordit drejtues më fton mua që për të “mirën e qytetit” t’i përmbushi detyrimet ndaj klubit ose të lëshoj rrugë. 

Meqë thirrja e tij ka qenë publike, në të njëjtën kohë, kam zgjedhur që edhe reagimin tim t’a bëj në të njëjtën formë. 
Cila në fakt është e vërteta e kësaj çështje?! 

Është e vërtetë absolute që unë jam aksionar me pjesëmarrje prej 30.4 % të aksioneve  në klubin KF Ferizaj,  apo 1/3 e vlerës së përgjithshme të aksioneve në këtë klub, e po ashtu, për një kohë  kam ushtruar edhe pozitën e nënkryetarit të klubit 

Duke qenë pronar me pjesëmarrje  prej 30.4 % të aksioneve dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i klubit, lehtësisht mund të kuptohet se si bartës i të drejtave pronësore dhe menaxheriale, sipas ligjit, statutit dhe akteve të brendshme të klubi KF Ferizaj, do të duhej që edhe të jem faktor i rëndësishëm vendimmarrës në organet e klubit në veçanti në Kuvendin e Aksionarëve si organi më i lartë. 

Për dijeninë tuaj, aktualisht bordi i drejtorëve, pozita e Drejtorit menaxhues kryetrajnerit, zyrtari i klubit udhëhiqet nga anëtar të familjes së kryetarit të klubit: Lulzim Abazi.

znj..Rita Abazi anëtare e bordit është vajza e kryetarit   
znj.Arbenita Abazi anëtare e bordit është  familjare e kryetarit   
z. Betim Isufi  në pozitën Drejtorit menaxhue të klubit, është dhëndërr i familjes së i kryetarit ; 
z. Arsim Abazi është kryetrajner, është djali i axhës së kryetarit; 
z. Arben Qerimi zyrtar i klubit është daja i kryetarit \h 

Pra, siç mund të shihet, klubi KF Ferizaj edhe pse formalisht si aksionar të klubit, përveç meje, dhe vet quajturi  “ Presidenti” i klubit Lulzim Abazi  janë edhe dy aksionar të tjerë, megjithatë,  FAKTIKISHT  ka kohë që klubi KF Ferizaj, udhëhiqet, administrohet, keqpërdoret manipulohet vetëm nga  i vet quajturi  

“Presidenti” i klubit dhe anëtarët e familjes së tij, të cilët janë të instaluar  në organet e klubit, ndërsa aksionarët e tjerë nuk  ftohen, nuk janë pjesë e vendimmarrjes dhe nuk kanë qasje në organet e klubit dhe mbi të gjitha nuk gjenerojnë të hyra dhe profit nga investimi i tyre. 

Është e pa vërtetë, shpifje mashtrim dhe e kundër ligjshme pretendimi i  të vet quajturi  “ Presidenti” i klubit Lulzim Abazi , se kinse unë kam detyrime financiare ndaj klubit. Në rastin konkret, njëri nga parimet e përgjegjësisë tek një shoqëri aksionare është i përcaktuar me nenin 120 paragrafi 2 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, sipas të cilit përcaktohet se: 

Asnjë person fizik ose juridik dhe/ose Shoqëri Tregtare NUK është përgjegjëse për detyrimet e Shoqërisë Aksionare vetëm për shkak se është Aksionar në Shoqërinë Aksionare. 

I njëjti parim është paraparë edhe me nenin 20 paragrafi 3 i STATUTIT sipas të cilit përcaktohet se: 
20.3 Themeluesit - aksionaret ose anëtarët e shoqërisë nuk përgjigjen për obligimet e shoqërisë, mirëpo bartin rrezikun e afarizmit te shoqërisë gjer në lartësinë e pjesës se kapitalit të tyre të deponuar në korporatë, dhe këtë në lartësi të proporcionit-pjesës së tyre, me të cilën disponojnë në shoqëri. 

Vlen të theksohet, se sipas ligjit dhe statutit organi më i lartë i KF Ferizaj është kuvendi i aksionarëve, pjesë e të cilit jam edhe Xhevat  Rushiti. Ky organ i klubit sipas nenit 11 paragrafi 42 të Statutit ndër të tjera vendosë  edhe për këto çështje: 

Përcakton politiken afariste; 

Aprovon llogarinë përfundimtare dhe raportet mbi afarizmin, respektivisht aprovon Pasqyrat - Deklaratat financiare vjetore te Shoqërisë, te cilat përgatiten ne pajtim me standardet ndërkombëtare te raportimit financiar; 
Vendos për shpërndarjen e fitimit vjetor dhe mbulimin e humbjeve; 
Vendos për ri investimin e fitimit – dividendës; 
Vendos mbi pagesat plotësuese; 

Vendos për investimet dhe bashkimin e  mjeteve te shoqërisë; 
Vendos për blerjen dhe shitjen e mjeteve themelore, si dhe kapitalit (pasurisë) se shoqërisë; 

Bien programin e zhvillimit dhe planin afatgjatë për punën e shoqërisë; 
Zgjedhe dhe shkarkon anëtarët e Bordit te Drejtoreve të shoqërisë; 

Aprovon Rregulloren mbi punën e Kuvendit te shoqërisë; 

Pra, siç mund të shihet, sipas ligjit dhe statutit asnjë aksionar  nuk përgjigjet për detyrimet, borxhet a një shoqërisë,  në rastin konkret as unë si aksionar i klubit KF FERIZAJ ligjërisht nuk kam ndonjë detyrim ligjor për t’i paguar detyrimet që mund t’i ketë klubi. 

Unë si aksionar, dhe as kuvendi i aksionarëve, as një herë nuk ka nxjerrë ndonjë vendim apo akt tjetër, përmes të cilit ka autorizuar kryetarin e klubit, drejtorin menaxhues, apo ndonjë person të tretë, për të hyrë në obligime financiare, dhe as një herë aksionarët nuk kanë marrë ndonjë vendim se ndonjë detyrim të klubit  do t’a mbulojnë aksionarët nga kapitali personal i tyre si persona fizik.  

Investimet në një shoqëri aksionare në kushte normale bëhet me qëllimin që nga ai investim të realizohet profit. Kur jemi tek investimet që i kemi bërë në klubin KF FERIZAJ, unë si aksionar, nga viti 2019, kur është regjistruar si shoqëri aksionare KF FERIZAJ, nuk kam realizuar- përfituar as edhe një cent të vetëm qoftë në formë dividende, pagese apo ndonjë formë  tjetër të përfitimi, pikërisht për shkak të keqpërdorimeve, keq menaxhimit, mungesës së transparencës,  përvetësimit të fondeve të sponsorëve vetëm  nga  i vet quajturit  “ Presidenti” të klubit dhe  familjarët e tij të angazhuar në klub. 

Nga përshkrimi i mësipërm, pretendimi se kinse unë kam obligime ndaj klubit se jam duke e bojkotuar punën e organeve të klubit  janë shpifje dhe është bërë qëllimisht nga  i vet quajturit  “Presidenti” të klubit për t’i mbuluar dështimet, manipulimet, aferat  dhe keqpërdorimet, përmes përvetësimit të fondeve për vete dhe anëtarët e tij të familjes. 

Për të bëmat, aferat e tij dhe për personalitetin e të vet quajturit  “ Presidenti” të klubit  KF FERIZAJ, qytetarët e Ferizajt, tifozat dhe i gjithë opinioni, tani më i ka të njohura të raportuara nga të gjitha mediat lokale e nacionale, për përfshirjen e tij, arrogancën e treguar me lojtar, racizmin e shfaqur në publik, e shumë afera të tjera. 

Duke qenëse i vet quajturi  “President” i klubit  KF FERIZAJ, në postimin në Facebook nga  llogaria  zyrtare të KF Ferizaj  të titulluar “  Thirrje Publike në emër të Transparencës” ka paraqitur fakte shpifëse, fyese ndaj personalitetit tim si person fizik, në të cilin postim, ka përfshirë edhe biznesin familjar UNIONI, ditëve në vijim do të iniciojmë padi civile kundër shpifjes dhe fyerjes së bërë nga Lulzim Abazi. 

Në të njëjtën kohë, në cilësinë e aksionarit të klubit KF FERIZAJ, bazuar në nenin 135 të LSHT-së, dhe nenin 25 paragrafi 1 dhe 2 të Statutit të klubit do tu drejtohemi organeve te shoqërisë me kërkesë ku do të kërkohen të gjitha dokumentet, përfshirë raportet apo Deklaratat financiare vjetore te Shoqërisë, qarkullimi bankar mbi të hyrat dhe shpenzimet, kontributet e donatorëve, evidencat dhe çdo dokument të nevojshëm, dhe do të angazhohet në auditor i pavarur apo ekspert financiar për t’a pasqyruar gjendjen financiare të klubit”, ka reaguar Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat