Slot: Ju rrëfej se çfarë i thashë Darwin Nunez-it përpara fitores

Futboll

Slot: Ju rrëfej se çfarë i thashë Darwin Nunez-it përpara fitores

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:57
Darwin Nunez

Darwin Nunez ishte heroi i Liverpool në fitoren 1-0 të skuadrës së kuqe me Leipzig në Champions League, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Uruguaiani ka kohë që pret momentin e tij dhe ndoshta dje ishte nisja e një serie golash me fanellën e skuadrës angleze.

Trajneri Arne Slot, fill pas ndeshjes rrëfeu se Nunez bëri gjithçka që i kërkoi para ndeshjes.

“Kam kërkuar një gol. Ai shënoi dhe bëri atë që i kërkova. Gakpo ishte i rëndësishëm për ne, ashtu si Salah, por duhet ta pranojmë se Nunez bëri një punë vërtet të mirë”, tha holandezi.

25-vjeçari ka më pak rrjeta se Cody Gakpo, Luiz Diaz dhe Diogo Jota, por nëse kthehet në formën e tij të zakonshme, golat nuk do të shterojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat