Grima: Merremi me futbollin, jo pjesë të tjera

Futboll

Grima: Merremi me futbollin, jo pjesë të tjera

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 17:24
Armir Grima

Kombëtarja e Shqipërisë për femra përballet nesër me Norvegjinë në stadiumin “Loro Boriçi”, prej orës 16:00. Sfida vlen për kualifikueset e Euro 2025 dhe trajneri Grima është prononcuar në prag të këtij takimi.

Armir Grima e konsideron ndeshje të vështirë, por tregon gjithashtu se skuadra do të bëjë përpjekjet e saj. Ndërkohë përsa i përket barit të stadiumit “Loro Boriçi”, ku norvegjezët kanë shfaqur frikën se nuk do të ujitet, tregoi se nuk merret me pjesë që nuk kanë lidhje me futbollin

“Është e vështirë. Norvegjia është skuadër e fortë për çdo ekip në Europë, por ne do bëjmë përpjekjet tona. Besoj do bëjmë paraqitje dinjitoze.

Ka mungesa, por kam besim te grupi i vajzave që kam dhe besoj do e justifikojnë maksimalisht besimin tonë.

Me këtë sistem, ndeshjet janë të rëndësishme. Ka rëndësinë e vet.

Jam i bindur që tifozëria shkodrane do na ndjekë, ashtu siç gjithmonë dhe në ndeshja të tjera në Shkodër kemi pas mbështetjen e tyre. Është suport dhe motivim të luash para tyre në Shkodër.

Ekipi kampion është dhe baza e ekipit kombëtar, gjithmonë Vllaznia ka qenë pjesa kryesore. Kemi mungesa të vajzave që janë te Vllaznia, gjithsesi Vllaznia mbetet Vllazni dhe është peshë kryesore dhe te Kombëtarja dhe te futbolli shqiptar.

Nesër do shohim vajzat që kanë talent, perspektiv mjaft të mirë dhe është me rëndësia për mua që i kam në grup. Për futbollin shqiptar është pozitive.

Për fitore? Nuk e di të ketë trajner që dëshiron të humbë.

Unë pres të jetë ndeshje e luftuar, por do t’i përgjigjemi në maksimumin tonë ekipit të Vllaznisë.

Unë e mendoj që ekipi shqiptar do ia bëjë më të vështirë ndeshjen duke luajt futboll, jo duke u marrë me pjesë të tjera që nuk janë të futbollit. Detyra jonë të luajmë futboll, jo pjesa e barit që nuk është e jona. Ne nuk kemi arritur suksese në këtë mënyrë, i kemi arritur gjithmonë në fushë”, u shpreh Grima në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat