Motta kaloi tri orë për ta parë edhe një herë ndeshjen me Stuttgartin

Futboll

Motta kaloi tri orë për ta parë edhe një herë ndeshjen me Stuttgartin

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 17:57
Thiago Motta

Thiago Motta nuk është një trajner normal. Edhe pse Juventusi i tij ende nuk po sjell rezultatet e pritura, ai po tregon javë pas jave sesa pasion e ka futbollin.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, trajneri i Juventusit e ka parë dy herë brenda nate ndeshjen e bardhezinjve me Stuttgart, të humbur 1-0.

Me të mbaruar konferencën për shtyp dhe me t’u kthyer në hotel, Thiago Motta ka riparë ndeshjen deri në orët e para të mëngjesit. Gjithsej, ai ka kaluar 3 orë përpara ekranit për të gjetur arsyet e humbjes.

Arsyet e dukshme dihen. Juventusi nuk kishte disa lojtarë titullarë në fushë. Gjithsesi, Thiago Motta ka tentuar të gjejë probleme taktike të skuadrës dhe ndoshta ka kuptuar ndonjë gjë më shumë.

Dihet botërisht se trajnerët nuk e analizojnë dot lojën nga fusha. Atyre u duhet një pamje më e qartë me kamera nga lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat