Pedri paralajmëron Realin

Futboll

Pedri paralajmëron Realin

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 17:59
Pedri

Morali është në qiell te Barcelona pas triumfit 4-1 kundër Bajernit në Ligën e Kampioneve.

Nëse kishte ende mosbesues te kjo skuadër e re, me “pokerin” kundër bavarezëve, Barça tregoi se jo më kot është kryesuese në La Liga dhe me një ecuri të kënaqshme në Champions.

Euforia ndihet edhe në radhët e lojtarëve katalanas. Pedri ka komentuar suksesin ndaj Bajernit dhe premtuar një tjetër betejë të shtunën në “Bernabeu”.

“Fitojmë dhe argëtohemi në fushë sepse trajneri Flik na ka dhënë besim dhe liri. Ishte një fitore e madhe, para një tjetër ndeshje të madhe kundër Realit. Shkojmë për të fituar në Madrid nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Pedri pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat