Vikingur fiton kundër klubit belg dhe shkruan historinë në Europë!
Vikingur Rejkjavik ka marrë një fitore të madhe kundër Cercle Bruzh. Islandezët fituan 3:1 në shtëpinë e tyre, për të shkruar historinë. Kjo pasi është dhe fitorja e parë për ta në këtë fazë.
Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Konferencës. Kujtojmë se Vikingur ia doli të shkojë në fazën e kampionatit, pasi një nga kundërshtarët që kaloi ishte Egnatia.
Dhe pse kampionët e Shqipërisë fituan në Islandë, u befasuan në “Loro Boriçi”. 2 me 1 ishte rezultati i përgjithshëm që i siguroi atyre kualifikimin.