Vikingur fiton kundër klubit belg dhe shkruan historinë në Europë

Futboll

Vikingur fiton kundër klubit belg dhe shkruan historinë në Europë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:08
Vikingur

Vikingur fiton kundër klubit belg dhe shkruan historinë në Europë!

Vikingur Rejkjavik ka marrë një fitore të madhe kundër Cercle Bruzh. Islandezët fituan 3:1 në shtëpinë e tyre, për të shkruar historinë. Kjo pasi është dhe fitorja e parë për ta në këtë fazë.

Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Konferencës. Kujtojmë se Vikingur ia doli të shkojë në fazën e kampionatit, pasi një nga kundërshtarët që kaloi ishte Egnatia.

Dhe pse kampionët e Shqipërisë fituan në Islandë, u befasuan në “Loro Boriçi”. 2 me 1 ishte rezultati i përgjithshëm që i siguroi atyre kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat