Caktohet gjyqtari i klasikes Real - Barcelona

Futboll

Caktohet gjyqtari i klasikes Real - Barcelona

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:11
Pamje

Këtë të shtunë luhet ndeshja e shumëpritur në La Liga, klasikja Real Madrid – Barcelona.

Gjyqtari kryesor për këtë takim është caktuar Jose Maria Sanchez Martinez, ndërsa si përgjegjës në sistemin VAR do të jetë Alejandro Muniz Ruiz.

Sanchez ka një histori mjaft specifike në punën e tij ndër vite. Ai ka drejtuar gjithsej 35 ndeshje të Real Madridit, nga të cilat skuadra madrilene ka arritur të fitojë 23 herë, ka barazuar në 7 raste dhe ka humbur 5 herë.

Ndërkohë, ai ka drejtuar gjithsej 34 ndeshje të Barcelonës, me bilanc 26 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat