Delija e Metalla nuk stërviten me skuadrën

Futboll

Delija e Metalla nuk stërviten me skuadrën

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:33
Shqipëria

Shqipëria e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë, që do të luhet nesër në ora 16:00 në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Një seancë që nisi fillimisht me ushtrime argëtuese dhe shkrysëse për skuadrën dhe më pas trajneri Grima dhe stafi provuan vendosje të ndryshme të ekipit në fushë.

Sa i përket ekipit, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistet Eriola Delija dhe Mikaela Metalla nuk u stërvitën me ekipin. Stafi mjekësor i ekipit gjykoi që Delija të qëndrojë në hotel për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sa i përket Metallës, mesfushorja nuk u stërvit për shkak të një shqetësimi në kofshën e majtë.

Shqipëria do të luajë nesër në ‘Loro Boriçi’ në ora 16:00 ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’. Më 29 tetor, kuqezezat do të luajnë takimin e dytë ndaj norvegjezëve në Oslo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat