Chelsea triumfon ndaj Panathinaikos-it

Futboll

Chelsea triumfon ndaj Panathinaikos-it

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:52
Joao Felix

Chelsea e ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

“Blutë” e Londrës triumfuan 1:4 në udhëtim ndaj Panathinaikos.

Joao Felix kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Mudryk i cili asistoi në golin e parë, shënoi në të dytin në minutën e 49-të, para se të asistonte sërish për Felix gjashtë minuta më pas.

Nkunku shënoi në të 59-tën për 0:4.

Krejt çfarë arritën të bënin grekët ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 69-të nga Pellistri..

Me këtë fitore, Chelsea prin në renditje me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat