Dilema e madhe

Futboll

Dilema e madhe

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:54
Flick

Barça doli shumë e lumtur pas fitores së thellë ndaj Bayernit. Pamjet e lojtarëve me tifozët pas ndeshjes pasqyrojnë çlirimin që solli mposhtja e “maces së zezë” të viteve të fundit. Ky është një përforcim psikologjik që i jep ekipit shtysë për të shkuar në Bernabeu, këtë të shtunë, pa frikë.

Flick sqaroi dilemën e madhe përballë gjermanëve me startin e Fermín.

Edhe pse kishte luajtur vetëm pak minuta ndaj Sevillës, gjermani e kishte vënë re nivelin e tij në stërvitje dhe e futi në formacion. Lojtari nga akademia iu përgjigj me dy asistime dhe një paraqitje bindëse.

Në total, 61 minuta në një ndeshje me intensitet të jashtëzakonshëm. Fermín erdhi pas dy dëmtimeve muskulare, një në secilën këmbë, por arriti të mbajë ritmin dhe bëri diferencën. Pas ndeshjes, ai pranoi se përfundoi pak i lodhur. “Nuk ka qenë fillimi i sezonit që prisja me këto dy dëmtime, në fund isha i lodhur, por e rëndësishme është që munda të ndihmoj ekipin dhe morëm një fitore shumë të rëndësishme.”

Dilema e madhe tani është nëse, pas këtij përpjekjeje të madhe dhe me kaq pak kohë pushimi para “El Clásico”-s, ai do të jetë përsëri titullar. Casadó dhe Pedri duken të sigurt në formacion, por do të duhet të shihet se çfarë do të ndodhë me vendin e tretë në mesfushën e Flick-ut.

Përballë Bayernit, Frenkie u zgjodh për ta zëvendësuar. Holandezi shoqëroi Casadó-n (90′) në bazën e lojës, ndërsa Pedri (85′) luajti më avancuar si mesfushor sulmues. Por edhe Olmo, që hyri në minutën e 76-të për Raphinha-n, pati minuta në fushë. Gavi, alternativa tjetër, kishte një prani simbolike dhe Pablo Torre nuk u aktivizua fare.

Me këtë situatë, do të duhet të shihet nëse Flick do të vazhdojë të mbështetet te Fermín si titullar apo do të preferojë ta kursejë dhe t’i japë mundësinë një lojtari si De Jong, i cili duhej të ishte titullar që ndaj Sevillës.

Disa shqetësime muskulare kanë vonuar planet e Flick-ut për progresin e Frenkie-t, por pasi luajti gjysmë ore ndaj Bayernit, ai nuk është i përjashtuar për formacionin titullar.

Një mundësi tjetër mund të jetë Dani Olmo, edhe pse duke parë menaxhimin e minutave të tij pas dëmtimit, duket se Flick po tregon shumë kujdes me rikthimin e tij, duke marrë parasysh historinë e tij të dëmtimeve muskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat