Kristjan Asllani, është i gatshëm

Futboll

Kristjan Asllani, është i gatshëm

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:25
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani, është i gatshëm që ta zëvendësojë Hakan Calhanoglun për kryesfidën e fundjavës në Serie A ndaj Juventusit.

Mesfushori shqiptar nuk luajti në dy sfidat e fundit ndaj Young Boysit dhe Romës për shkak të një lëndimi muskulor. Por tashmë, mediat italiane konfirmojnë rikuperimin dhe faktin që 22-vjeçari do të jetë gati për të zbritur në fushë.

Asllani luajti në dy ndeshjet e muajit tetor për Shqipërinë, në humbjen nga Republika e Çekisë dhe në fitoren 1-0 ndaj Gjeorgjisë. Ndaj gjeorgjianëve, golin e fitores e shënoi pikërisht 22-vjeçari.

Asllani ka gjashtë ndeshje me Interin në këtë sezon mes Ligës së Kampionëve dhe kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat