Lugano ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Mlada Boleslav nga Çekia.
Vydra i Mlada-s e humbi penalltinë.
Shaipi më pas priti penalltinë e Patrik Vydras në dy raste.
Fillimisht ai e priti penalltinë në minutën e 78-të, por ajo u përsërit. Megjithatë edhe në gjuajtjen e dytë, Shaipi doli triumfues duke pritur penalltinë.
Steffen në minutën e 38-të realizoi për fitoren e Luganos.
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi dhe Albian Hajdari, u paraqitën standardë për Luganon.
Uran Bislimi është zëvendësuar në minutën e 90+1.
Pas xhiros së dytë të Conference League, Lugano renditet në vend të 4-të me 6 pikë e Chelsea kryeson me 6 sosh dhe Mlada zë pozitën e 31-të me 0 pikë.