Shaipi, Bislimi e Hajdari, me Luganon kthehen me tre pikë nga Çekia

Futboll

Shaipi, Bislimi e Hajdari, me Luganon kthehen me tre pikë nga Çekia

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2024 Në ora: 23:10
Lugano

Lugano ngadhënjeu në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Mlada Boleslav nga Çekia.

Vydra i Mlada-s e humbi penalltinë.

Shaipi më pas priti penalltinë e Patrik Vydras në dy raste.

Fillimisht ai e priti penalltinë në minutën e 78-të, por ajo u përsërit. Megjithatë edhe në gjuajtjen e dytë, Shaipi doli triumfues duke pritur penalltinë.

Steffen në minutën e 38-të realizoi për fitoren e Luganos.

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Uran Bislimi dhe Albian Hajdari, u paraqitën standardë për Luganon.

Uran Bislimi është zëvendësuar në minutën e 90+1.

Pas xhiros së dytë të Conference League, Lugano renditet në vend të 4-të me 6 pikë e Chelsea kryeson me 6 sosh dhe Mlada zë pozitën e 31-të me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat