Roberto Mançini “braktis” Arabinë, italiani largohet nga kombëtarja saudite

Futboll

Roberto Mançini “braktis” Arabinë, italiani largohet nga kombëtarja saudite

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 10:41
Roberto Mançini

Në futboll, paratë nuk janë gjithçka, dhe këtë e dëshmon shembulli i Roberto Mançinit, i cili ka vendosur të mos vazhdojë si trajner i Arabisë Saudite.

Më shumë se një vit më parë, ai mori drejtimin e përfaqësueses pavarësisht vështirësive dhe mungesës së cilësive, i tërhequr nga përfitimet financiare.

Tani, aventura e tij ka përfunduar për shkak të rezultateve të dobëta në krye të skuadrës.

Objektivi ishte kualifikimi në Kupën e Botës, një synim që duket i paarritshëm dhe ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme midis teknikut dhe federatës, si dhe kritikë nga tifozët që shpesh e kanë sulmuar verbalisht Mançinin.

Megjithëse ai mori drejtimin me titullin e kampionit të Evropës dhe pas konflikteve të vazhdueshme me federatën italiane, duket se as Arabia Saudite nuk ishte një zgjedhje e mirëmenduar. Barazimi pa gola me Bahreinin dhe humbja 2-0 ndaj Japonisë ishin goditje të rënda për 59-vjeçarin, i cili tani duhet të kërkojë një punë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat