Daja iu beson lojtarëve të derbit

Futboll

Daja iu beson lojtarëve të derbit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 10:55
Pamje nga një ndeshje

Egnatia – Dinamo është padiskutim një nga sfidat më interesante të javës së 10-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet ditën e sotme në orën 14:00 në “Egnatia Arena”.

Në këtë sfidë të dyja ekipet vijnë pas barazimeve në javën e kaluar dhe përballë njëra-tjrtrës kanë detyrim fitoren, si i vetmi rezultat për të mbajtur hapin e kreut. Kështu Edlir Tetova dhe Ilir Daja prej ditësh kanë bërë gati planin për këtë ndeshje.

Timonieri i dinamovitëve nuk do të ndryshojë, pasi do t’iu besojë lojtarëve të derbit. Ndërkohë nga ana tjetër trajneri i kampionëve ka një mungesë të sigurtë. Dylis nuk do të mund të japë kontributin e tij për shkak se është i pezulluar, pasi doli me karton të kuq në përballjen me Teutën.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Dabjani, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Ahmetaj, Aleksi, Kasa, Zejnullai, Ujka, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli, Budiaby, Karamba, Zabërgja, Bregu, Mandela. Trajner: Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat