Feronikeli ’74 - Ferizaj, formacionet zyrtare

Futboll

Feronikeli ’74 - Ferizaj, formacionet zyrtare

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:41
Formacioni i Ferizajt

Feronikeli ’74 dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i trajnerit italian, Giovanni Colella nuk di për fitore këtë sezon, por pas barazimit ndaj Dritës, synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për t’i marrë tri pikët e para.

Në anën tjetër, mysafirët e Arsim Abazit vijnë nga një formë e lartë me dy fitore radhazi dhe synojnë të tretën për t’u ngjitur edhe më tej në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli ’74: Borsellini; Musa, Morina, Gjinollari, Halili; Bruqi, Shabani; Sahiti, Zumberi, Hyseni; Ioannidis;

Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Imamovic, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; Musolin, Jusufi, Kurtaj; Abdul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat