Vllaznia “harron” sfidën me Partizanin

Futboll

Vllaznia “harron” sfidën me Partizanin

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:08
Vllaznia

Vllaznia dhe Kristi Qarri kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera. Klubi ka njoftuar ditën e sotme se portieri ka rinovuar kontraatën.

Qarri ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027 dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë të jetë lideri i portës kuqeblu. Kontrata aktuale e 23-vjeçarit përfundonte në qershor të vitit 2025 dhe tashmë zgjatet edhe për 2 sezone të tjera.

“Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2027 me portierin Kristi Qarri”, thuhet në njoftimin e shkodranëve.

Kujtojmë se në 9 ndeshje të Superiores, Qarri këtë sezon ka pësuar 10 gola, ndërsa në 3 sfida ka mundur të mbajë portën e paprekut. Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit që ta mbajnë në ekip dhe rinovimin me të ta zyrtarizojnë para duelit me Partizanit. Me "Demat" do të luajnë ditën e nesërme në "Loro Boriçi" ora 19:30 dhe është e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat