Postecoglou i dëshpëruar

Futboll

Postecoglou i dëshpëruar

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:11
Son

Tottenham nuk do të ketë në fushë këtë fundjavë në ndeshjen kundër Crystal Palace sulmuesin e tij më të mirë, kapitenin Son. Këtë gjë e konfirmoi sot trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou.

“Nuk është një problem i rëndë, por kishte pak lodhje.

Ai ende nuk ndihet 100% të formës së tij, kështu që nuk do të stërvitet sot dhe nuk do të jetë në fushë ditën e diel”, u shpreh Postecoglou.

“Për gjendjen e tij për ndeshjet e radhës do të vlerësojmë situatën nga dita e hënë.

Mungesa e tij do të ndikojë shumë në lojën tonë, pasi Son është thelbësor për skuadrën”, u shpreh trajneri i Tottenham.

Bashkë me Son javën e ardhshme pritet të rikthehet edhe Djed Spence: “Rikthimi i tij po afrohet më shumë shpejtësi. Ne shpresojmë që javën e ardhshme ai të kthehet në stërvitje dhe më pas të luajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat