Nga Zirkze tek Ardian Ismajli

Futboll

Nga Zirkze tek Ardian Ismajli

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:40
Ardian Ismajli

Kristiano Xhuntoli ka filluar nga puna për të plotësuar hapësirat boshe të Juventusit në merkaton e janarit.Në listën e tij ka “ëndrra”, por ka edhe garanci që vijnë nga lojtarë që e njohin mjaft mirë kampionatin italian.

Objektivat janë një mbrojtës dhe një sulmues që do të bëjë rolin e zëvendësuesit të Dushan Vlahoviçit. Ëndrra e madhe për rolin e fundit është Zirkze që preferohet shumë nga Mota, sidomos pas eksperiencës së kaluar bashkë te Bolonja, ku arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve.

Aktualisht Zirkze nuk është përshtatur si duhet te Junajtid dhe mundësia që ai të huazohet nuk përjashtohet nga drejtuesit. Sakaq, Xhuntoli është duke punuar fortë edhe për Lorenco Lukën, sulmuesin e Udinezes që do të sillte disa karakteristika pak më ndryshe se sulmuesi serb.

Sa i përket mbrojtjes, Milan Shkriniar edhe pse ka eksperiencë në Serinë A, nuk po shihet më si një garanci për shkak të minutave të pakta që ka pasur në dy sezonet e fundit.

Garanci për momentin shihet Ardian Ismajli, i cili është duke zhvilluar një start sezoni fantastik me Empolit. Mbrojtësi kuqezi është gjithashtu një lëvizje me kosto shumë më të ulët për “Zonjën e Vjetër” dhe nuk do të peshonte shumë ne bilancin kuqezi. Gjithashtu me rikthimin e Bremerit, Ismajli mund të kthehej në një zëvendësues me cilësi të mira për opsionet e Tiago Motës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat