Suhareka kërkon këndelljen ndaj Prishtinës pas tre humbjeve radhazi

Futboll

Suhareka kërkon këndelljen ndaj Prishtinës pas tre humbjeve radhazi

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:45
Suhareka

Suhareka dhe Prishtina do të përballen të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të xhiros së 10-të.

Nëse marrim parasysh tre sfidat e fundit në kampionat, asnjë skuadër nuk ka bilanc më të keq se suharekasit me tre humbje.

Megjithatë pas një serie të rezultateve pozitive, Suhareka kërkon të nis këndelljen që nga kjo sfidë.

Në xhiron e parë të zhvilluar në kryeqytet, dy skuadrat kishin luajtur baras 0-0.

Vendasit synojnë t’i japin fund serisë negative, derisa kryeqytetasit pas dy fitoreve radhazi kërkojnë vazhdimësinë.

Për këtë takim trajneri Qëndrim Kida ka skuadrën e plotë, përveç mbrojtësit Hysen Memolla që vazhdon të mbetet jashtë shkaku i lëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat