Yildiz, pasardhësi i Del Pieros te Juventusi?

Futboll

Yildiz, pasardhësi i Del Pieros te Juventusi?

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:52
Yildiz

Gianfranco Zola ka dhënë një intervistë për “TuttoSport”. Ky është mendimi i tij për Juventusin e ri të Thiago Motta: “Duhet të jem i sinqertë, ai është trajner shumë i mirë.

Përvoja e tij e parë në Genoa nuk ishte e mrekullueshme, por tashmë ka mësuar shumë, duke u dëshmuar se është një person shumë inteligjent. Prej andej filloi rrugën e rritjes, që nuk u ndal kurrë, duke u bërë realitet i bukur për futbollin italian dhe më gjerë”.

Për Yildiz, ky është mendimi i Zola: “Në vazhdën e Del Pieros? Më duket pak i parakohshëm ky krahasim. Sapo Alex hyri në ekipin e parë, ai tashmë bënte diferencën, duke shënuar gola të rëndësishëm. Yildiz po rritet shumë mirë dhe më pëlqen, por ka ende për të arritur në atë nivel”.

Së fundi, një gjykim për Lautaro Martinez: “Ai po bën gjëra vërtet të jashtëzakonshme. Unë dua të fokusohem në një aspekt tjetër, sepse Lautaro si sulmues ishte gjithashtu i mirë sezonin e kaluar, dy dhe tri vite më parë.

Më ka bërë shumë përshtypje evolucioni i tij në aspektin e personalitetit dhe karizmës.

Cilësi këto, në të cilat ka pasur një rritje vërtet të jashtëzakonshme. Ai kishte shumë oferta nga Anglia, por në vend të kësaj donte të qëndronte tek Interi. Ngulmoi shumë fort për t’u bërë kapiten zikaltër dhe kjo është shenjë e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat