Frikë për më të keqen

Futboll

Frikë për më të keqen

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Arsenalit i janë dhënë disa lajme pozitive në frontin e dëmtimeve, ndërsa skuadra e Londrës Veriore lufton me problemin e lëndimeve. “Topçinjtë” aktualisht janë pa një numër lojtarësh të rëndësishëm, me Martin Odegardin, Bukajo Sakën dhe Rikardo Kalafiorin në mesin e atyre që janë të padisponueshëm për Mikel Artetën.

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbaken, tregoi disa informacione për progresin e Odegardit kur zbuloi se kapiteni i Arsenalit ka një shans për të luajtur në pushimin e ardhshëm të ndeshjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, nga Italia vijnë disa lajme të mira, ku sipas “Corriere dello Sport” dëmtimi i Kalafiorit do ta detyrojë italianin që të humbasë disa javë dhe jo muaj.

Mbrojtësi polivalent dëmtoi gjurin e tij në ndeshjen e mesjavës në Champions, ndërsa Arteta pati frikë për më të keqen. Ish-ylli i Bolonjës u kthye në fushë pak pasi u trajtua nga stafi mjekësor në “Emirates”, por brenda pak minutash ndeshja e tij përfundoi.

Sidoqoftë, sipas burimeve të gazetës italiane, ai ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar mesor të gjurit, gjë që do ta bëjë të humbasë disa nga ndeshjet e ardhshme, por nuk ka një dëmtim që i rrezikon shumë muaj apo sezonin. Arteta do të përballet me mediat sonte përpara ndeshjes së të dielës kundër Liverpulit, ku do të tregojë diçka më tepër për dëmtimin e Kalafiorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat