Ferizaj ka shënuar fitoren e tretë rresht në Kampionatin e Kosovës në futboll.
Ferizajasit ngadhënjyen me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit 74 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.
Futbollisti Abdeen Abdul shënoi nga penalltia në minutën e 78-të.
Ferizaj tani renditet në vend të shtatë me 13 pikë dhe Feronikeli në të fundit me 2 sosh pas javës së 10-të.
Për kryetrajnerin Arsim Abazi janë tre pikë që nuk maten as me ari e nga ana tjetër, Feronikeli 74 po ngujohet gjithnjë e më shumë në fundin e tabelës.
Në javën e 11-të Ferizaj e pret Malishevën dhe “Nikli” i shkon Llapit.