Ferizaj nuk i ndahet fitoreve, ngadhënjen në Drenas

Futboll

Ferizaj nuk i ndahet fitoreve, ngadhënjen në Drenas

Nga: K. Goca Më: 25 tetor 2024 Në ora: 14:49
Abdeen Abdul

Ferizaj ka shënuar fitoren e tretë rresht në Kampionatin e Kosovës në futboll. 

Ferizajasit ngadhënjyen me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit 74 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas. 

Futbollisti Abdeen Abdul shënoi nga penalltia në minutën e 78-të.

Ferizaj tani renditet në vend të shtatë me 13 pikë dhe Feronikeli në të fundit me 2 sosh pas javës së 10-të.

Për kryetrajnerin Arsim Abazi janë tre pikë që nuk maten as me ari e nga ana tjetër, Feronikeli 74 po ngujohet gjithnjë e më shumë në fundin e tabelës.

Në javën e 11-të Ferizaj e pret Malishevën dhe “Nikli” i shkon Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat