Lionel Messi, gjatë muajve të fundit që luan me Inter Majami në Major League Soccer, ka arkëtuar më shumë se të gjitha pagat e 22 skuadrave të tjera të MLS.
Shoqata e lojtarëve të futbollit të Major League ka publikuar përditësimin e pagave të saj dhe paga bazë e Messit është 12 milionë dollarë. Kampioni argjentinas ka kontratë me MLS deri në vitin 2025, ku përveç pagës bazë merr një sërë bonusesh që lidhen me marketingun dhe komisionet e agjentëve.
Për pasojë, Messi ka arkëtuar në total shumën prej 20,446,667 milionë dollarësh, që mbetet e njëjtë me kuotimin fillestar në maj. Shifrat e shpalosura nuk marrin parasysh asnjë marrëveshje shtesë me ekipin apo ndonjë bonus të performancës.
Inter Majami, kampioni i sezonit të rregullt të Supporters Shield, udhëhoqi ligën me një listë pagese rekord prej 41.7 milionë dollarë.
Një tjetër futbollist që ka një pagë të lartë është italiani i Torontos, Lorenzo Insinje. Ai ka një pagë prej 7.5 milionë dollarësh dhe kompensim total prej 15.4 milionë dollarësh.
Ndërsa ish-lojtari i Milanit, Olivier Zhiru ka një pagë totale vjetore prej 3,675,000 dollarë sipas kontratës që ai nënshkroi për t’u bashkuar me Los Angeles FC, në korrik.