Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, i cili u aktivizua sot në humbjen e turpshme të klubit durrsak në Ballsh do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Superiores. Kjo do të jetë një mungesë e madhe dhe e rendësishme për Edi Martinin.
Trajnerit shkodran do t’i duhet të mendojë që tani pa liderin e skuadrës për ndeshjen brenda me një kundërshtar të fortë siç është Elbasani.
Si të mos mjaftonte kjo humbje në shifra alarmante, shqetësimet i shtohen durrsakëve dhe me këtë mungesë madhore. Kotobelli u ndëshkua me karton të verdhë në Ballsh rreth të 70-tave dhe kështu humbet ndeshjen e ardhsme të kalendarit pr arsye skualifikimi.
Kujtojmë se pas një serijeme 4 kartona të verdhë të grumbulluar, lojtari i ndëshkuar humbet një ndeshje dhe në këtë rast fati i keq ishte me Blerimin.
Mbrojtësi kur i duhej më shumë Teutës në këto momente të vështira nuk do të jetë nën urdhrat e Martinit, por do të ndjekë me kërshëri sesi ekipi i tij doi të përballojë “furinë” elbasanase.