Bylis ka mposhtur 4>0 Teutën në javën e 10-të të Superiores. Tre pikë që largojnë ballshiotët nga vendi i fundit, që aktualisht mbahet nga Laçi me një ndeshje më shumë për të luajtur.
Nga dy gola për secilën pjesë shënuan vendasit në “Adush Muçaj”.
Kryesori Ditmir Grimçi akordoi nga një penallti për secilën pjesë në favor të Bylisit.
Golat u shënuan nga Abazaj, Berko, Ruçi dhe Gjata. Me këtë humbje, skuadra e Edi Martinit mbetet në vendin e gjashtë. Asnjë fitore nuk numëron Martini përballë Dedes si trajner.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS 4-0 TEUTA
4′ Abazaj, 22′ Berko, 66′ Ruçi, 83′ Gjata