Daja i jep "llogari" Hygerta Sakos

Futboll

Daja i jep "llogari" Hygerta Sakos

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:10
Daja

Egnatia dhe Dinamo barazuan në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim, me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Erdha 3-4 herë pas derbit, por prita rreth 25 minuta dhe duhesha që të largohesha për shkak të autobusit. Po ju sqaroj pasi shpresoj në mirëkuptimin tuaj”, është shprehur fillimisht Ilir Daja për shkak se pas ndeshjes me Tiranën nuk doli në intervistë para mediave.

“Në transferta me Egnatian ekipi i fitimit të kampionatit dhe Kupës, është patjetër një ndeshje e vështirë. Ta nisësh me një gol të marrë… Edhe pse ishim ata që e nisëm më mirë ndeshjen. Kjo ka dy anë në fakt, dy medalje. Nuk duhet të reagojmë pasi të pësojmë, por para që të vendosim ndeshjen në drejtimin tonë. Megjithatë ka meritë dhe kundërshtari.

Ne duhet të kishim më shumë futje në situata një kundër një, gjë që nuk e bëmë sepse Egnatia me të drejtë u tërhoq për një presing ultra-difensiv. Egnatia luajti më mirë me 11 lojtarë. Ne duhet të kishim bërë më shumë gjatë kohës që kishim një lojtar më shumë.

Sot ishim të detyruar t’i ndryshonim mesfushorët e qendrës pasi ishin me kartonë të verdhë dhe s’donim të rrezikonim. Për mesfushën kemi lojtarë në pankinë që kur i hedh në fushë bëjnë shumë mirë, si Qefalija apo Caramba, që është i vetmi lojtar që e nxjerr topin nga poshtë lart në mënyrën e duhur. Si Toli dhe Goudiaby nuk u ndihmuan shumë nga lojtarët e krahëve dhe na krijuan një hapësirë të madhe, prandaj rad he kondicioni”, tha Daja më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat