Martini: Ishim katastrofal në çdo aspekt

Futboll

Martini: Ishim katastrofal në çdo aspekt

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:11
Edi Martini

Edi Martini, trajneri i Teutës u pa i zhgënjyer në intervistën e pas ndeshjes në Ballsh.

Pas asaj humbjeje 0-4 me Bylisin, trajneri i durrsakëve theksoi se Teuta humbi ecuriinë pozitive, ka marrë dëmtime të shumta dhe mungesa lojtarësh dhe ndaj është ndeshja më e keqe në drejtimin e tij në Durrës.

“Ishte ditë e keqe sot. Pësuam në miinutën e 3-të dhe madje 2 dëmtime direkt morëm.

Ndeshja më e dobët nën drejtimin tim e Teutës, nuk është parë kjo gjë. Shumë pasime gabim. Lëshuam në fushë, nuk kishim ndërrime për të bëër. Ishte katastrrofë kjo ndershje, asgjë nuk funksionoi.

Shpresoj t’a kalojmë këtë gjendje sa më shpejtë. Në momentin që na duheshin alternativat sa më shumë, na goditi fati si në rezultat edhe në dëmtime.”, u shpreh Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat