Egnatia dhe Dinamo barazuan në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim, me rezultatin 1-1.
Një sfidë plot polemika siç ishte kartoni i dytë i verdhë për Aleksin, i cili la të tijët me 1 lojtar më pak. Pas debatit me Edlir Tetovën, ish-arbitri Klajdi Kola ka bërë dhe moviolën.
Kola thotë se kjo ndërhyrje ishte e qëllimshme nga Albano Aleksi, i cili sipas tij ndali një aksion premtues sulmues.
“Gjyqtari Xhaja shumë pranë aksionit e ndërhkon me karton të dytë të verdhë për tërheqje, ndalim i aksionit premtues. Shikojmë vendosjen e duarve të Aleksit, me duar e këmbë siç themi në gjuhën e sportit. Kështu që kemi të bëjmë me faull dhe karton të verdhë, edhe pse ishte i dyti, ishte karton i verdhë.
Gjykoj që përdorimi i krahëve nga Aleksi e bën që ky të jetë karton i dytë i verdhë. Ky faull i Aleksit është i qëllimshëm që ndalon një aksion sulmues premtues. Nëse do të ndërhynte vetëm te këmba nuk do të ishte karton të dytë të verdhë”, është shprehur Klajdi Kola.