Regi Lushkja diplomatik: Më mirë të fitonte Egnatia se të shënoja unë

Futboll

Regi Lushkja diplomatik: Më mirë të fitonte Egnatia se të shënoja unë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:13
Regi Lushkja

Egnatia dhe Dinamo barazuan në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë përfundoi në barazim, me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Regi Lushkja i cili shënoi golin për Egnatian.

“Në ndeshjet e fundit kemi pasur mendime se kush do ta godiste penalltinë.

E humbi Vuthaj herën e fundit dhe biseduam me trajnerin, nëse do të kishte penallti do ta gjuaja unë. E patëm ndeshjen nën kontroll sot dhe të vjen shumë keq, pasi do doja më shumë të fitonim sesa të shënoja golin.

Ne kemi manovrën tonë që e nisim nga portieri dhe e luajmë topin poshtë.

Unë jam si numër 10 dhe luaj pak nga e majta. Kur topi del nga qendra e mbrojtjes apo mesfushës, unë të shërbej për lojtarët e ekipit tim.

Unë nuk e godas shumë portën edhe pse dëshiroj. Rëndësi ka që të bëjmë manovrën siç duhet dhe të dalim para portës dhe të shënojmë.

Ndoënjëherë ndodh që të jemi konfuz nga manovrat. Në ndeshjet e fundit ka ndodhur pasi jemi ndëshkuar me karton të kuq dhe jemi detyruar që të ndryshojmë skemën dhe manovrën. Detyrat që na jep trajneri ne i bëjmë me përpikmëri.

Bazohemi në idetë e tij dhe si nga krahu majtë apo idjathë ne kemi manovër. Për mendimin tim kjo është gjë e mirë për ne, ndodh rrallë që të kemi konfuzione”, është shprehur Lushkja./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat