Matthaus injoron Milanin dhe Napolin

Futboll

Matthaus injoron Milanin dhe Napolin

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:19
Matthaus

Lothar Matthaus, legjendë e Interit dhe futbollit gjerman (kampion bote 1990 me Gjermaninë), është pyetur për rezultatin e ndeshjes Inter-Juventus.

Ai, jo vetëm se është tifoz zikaltër, por sepse beson te kjo skuadër, nuk ka kaq shumë dilema për takimin.

“Një mesazh mund ta marrim edhe nga kjo ndeshje, sepse do të dallojmë vijimësinë për titullin kampion”.

“Ky dihet se është derbi i Italisë. Aktyalisht, Juventusi po luan mirë në këtë sezon, veçanërisht po punon me strategji të mirë për mbrojtjen. Jam shumë i lumtur që si Juventusi ashtu edhe Interi po marrin rezultate pozitive”.

“Mendoj se këto dy skuadra do të jenë absolutisht në luftë deri në fund për titullin kampion.

E di që flitet për 4-5 ekipe, por sezoni është i gjatë dhe kur sheh ekipet e tjera, vetëm Juventusi me Interin kanë një skuadër të kompletuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat