Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri

Futboll

Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:21
Marotta

Endrra e madhe e milanistëve dhe interistëve është stadiumi i ri. Së shpejti mund të bëhet realitet.

Autoritetet lokale të Milanos kanë vendosur që “Stadio Meazza” dhe zona përreth kushtojnë 200 milionë euro.

Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri do të ketë një fund të lumtur, por kjo pagesë është e pangociueshme.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Zyra e Taksave Italiane do të njoftojë zyrtarisht klubet milaneze për këtë pagesë sepse aktualisht kjo zonë menaxhohet nga Bashkia e Milanos.

Kjo tarifë nuk mund të negociohet, pasi është një vlerësim zyrtar i bërë nga autoritetet italiane. Deri tani, klubet nuk kanë bërë reagime, sepse pritet që kjo të ndodhë në rrugë zyrtare në fund të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat